E harron shpejt Kosovën

Futboll

E harron shpejt Kosovën

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:05
E harron shpejt Kosovën

Edvin Kurtulus, ish-kapiteni i Kosovës U-21, i cili i la “Dardanët” për Suedinë, dje ka bërë debutimin e tij.

Kurtulus u inkuadrua në lojë në minutën e 41-të në humbjen e Suedisë nga Serbia me rezultat minimal 0:1.

Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i tij, i cili tha se s’mund t’i përshkruajë ndjenjat.

“Më në fund debutimi u kompletua, fjalët s’mund t’i përshkruajnë ndjenjat.

Jo rezultati që ne deshëm, por ka shumë gjëra pozitive në ndeshje që mund t’i marrim. Faleminderit të gjithëve që ishit aty, ishit të magjishëm”, ishin fjalët e Kurtulus në profilin e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat