Silva është në ‘radarin’ e Barcelonës

Futboll

Silva është në ‘radarin’ e Barcelonës

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 13:48
Silva është në ‘radarin’ e Barcelonës

Bernardo Silva është futur në ‘radarin’ e Barcelonës.

Mediet spanjolle të premten shkruajnë se katalonasit janë të interesuar për anësorin e Manchester Cityt.

Reprezentuesi i Portugalisë, pas ndeshjes se mbrëmshme kundër Republikës Çeke, është pyetur për interesimin e Barcelonës për të.

"A është Barça e magjepsur për mua? Fatkeqësisht tani nuk mund të them asgjë. Jam i fokusuar te Kombëtarja ime. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Silva.

27-vjeçari me kampionët e Anglisë, ka kontratë deri në vitin 2025. Megjithatë, krerët e Barcelonës tashmë janë hedhur në sulm për yllin e ‘Qytetarëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat