Turku në “radarët” e Interit

Futboll

Turku në “radarët” e Interit

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:57
Turku në “radarët” e Interit

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ndodhet në Angli për të parë se çfarë pritet të ndodhë me Lukakun, nëse zikaltërit do të munden dot që ta rimarrin sërish në skuadër.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Ausilio ka takuar dhe drejtuesit e Leistërit për të biseduar për mbrojtësin turk, Xhaglar Sojonçu.

26-vjeçari turk ndodhet në “radarët” e Interit, po ashtu edhe mbrojtësi i zviceran me origjinë nigeriane i Borusias së Dortmundit, Manuel Akanzhi, i cili është në skadencë kontrate në vitin 2023.

Nuk dihet ende çfarë pritet të ndodhë, por gjatë një komunikimi me mediat ditën e djeshme, Bepe Marota ka deklaruar se trajneri Simone Inzagi do të ketë gati të kompletuar skuadrën me blerjet e reja brenda muajit qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat