Shtohen zërat për kalimin e Zidane te PSG

Futboll

Shtohen zërat për kalimin e Zidane te PSG

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:59
Shtohen zërat për kalimin e Zidane te PSG

Muaj më parë ishte vënë në dukje mundësia Zidane që të bëhej zëvendësuesi i Pochettino-s, por argjentinasi ka vazhduar deri në fund të sezonit, duke formuar një ekip që i përket një klubi të vështirë për t’u menaxhuar.

Pa i komunikuar ende asgjë Mauricio Pochettino-s, emri i Zinedine Zidane është sërish i zhurmshëm.

Ardhja e mundshme e Zidane nuk ka të bëjë fare me vazhdimësinë e Mbappes, të paktën personalisht. Oferta ekonomike dhe mundësia e drejtimit autonom të një projekti kampion janë faktorët që mund ta shtyjnë tre herë fituesin e Champions League t’i thotë po një projekti.

Vite më parë, Zidane u bë ambasador për ofertën e Kupës së Botës në Katar 2022. Për momentin ai nuk ka asnjë lidhje tjetër përtej një paraqitjeje promovuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat