Romano e konfirmon: Tchouameni është lojtar i Real Madridit

Futboll

Romano e konfirmon: Tchouameni është lojtar i Real Madridit

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:49
Aurelien Tchouameni

Gazetari i njohur Fabrizio Romano para pak çastesh e konfirmoi që mesfushori francez Aurelien Tchouameni i bashkohet gjigantit spanjoll Real Madridi nga skuadra e Monacos.

Reali ka paguar dëmshpërblim prej 80 milionë eurosh për Tchouamenin.

Ndëra, edhe 20 milionë euro të tjera do t'i përfitojë në formë bonusesh.

Kontrata gjashtë vjeçare është kompletuar, ku tani kanë mbetur vetëm testet mjekësore që të përfundohen këtë të marte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat