Selektori i Greqisë: Isha i bindur se mund ta bënim 100 për qind me Kosovën

Futboll

Selektori i Greqisë: Isha i bindur se mund ta bënim 100 për qind me Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:41
Gustavo Poyet

I kënaqur me atmosferën e Kombëtares së Greqisë, pasi po e çon drejt suksesit, u shpreh edhe selektori i Greqisë Gustavo Poyet, duke theksuar njëkohësisht se Greqia zbret vetëm për fitoren në ndeshjen e nesërme (20.45), në Volos.

Gustavo Poyet u shfaq sot në deklaratat e tij, i sigurt për imazhin e Kombëtares së tij dhe sukseset që erdhën, që kur mori frenat në duar!

Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar se skuadra duhet të japë gjithçka kundër Kosovës nesër në stadiumin ‘Panthessaliko’. “Siç e kam thënë, ekipi duhet të japë gjithçka, nuk ka justifikime.

Kosova është në të njëjtën situatë, ka të njëjtën lodhje si ne. Lojtarët duhet të japin atë që kanë, 100 për qind, për të ruajtur këtë marrëdhënie me fansat. Është një përpjekje e fundit. Atëherë do të kemi kohë për të pushuar”, tha ai.

Për ndeshjen e nesërme ndaj Kosovës, thotë: “Nëse nuk kemi arritur t’i mposhtim deri më tani në Greqi, ka qenë sepse ka qenë e vështirë. Ata janë një ekip i mirë, lojtarët e njohin njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, jemi të përgatitur, e dimë se cilat janë vështirësitë. Unë mbështetem te lojtarët, ata do të zbatojnë atë që u kam thënë.

Ne gjithmonë e nisim një lojë për të fituar.

Qasja ime nuk ndryshon fare, do të hyjmë në të njëjtën mënyrë. Çdo lojë është e ndryshme. Ne hyjmë për të fituar”.
Greqia kryeson me 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve, duke lënë pas Kosovën me 6 pikë, Irlandën Veriore 1 dhe Qipron me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat