Ten Hag kërkon një kuzhinier “portugez”

Futboll

Ten Hag kërkon një kuzhinier “portugez”

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 17:39
Ten Hag kërkon një kuzhinier “portugez”

Manchester Utd është në kërkim të një shefi të ri kuzhine, i cili duhet të jetë i familjarizuar me kuzhinën portugeze, ndërsa trajneri Erik ten Hag ka nisur revolucionin në “Old Trafford”, shkruan Panorama sport.

Klubi ka nxjerrë pozicionin vakant për një kryekuzhinier të ri për kantinën e klubit në qendrën stërvitore, duke specifikuar se kandidati i preferuar duhet të:

“Përgatisë, prodhojë dhe shpërndajë ushqim të vazhdueshëm cilësor në vende të ndryshme, kryesisht kantinën e qendrës stërvitore. Aplikanti i suksesshëm do të punojë pranë nutricionistit të klubit për të krijuar meny të përshtatshme për lojtarët për t’u ushqyer në punë dhe marrë me vete në shtëpi. Atyre do t’u kërkohet gjithashtu që të udhëtojnë me skuadrën jashtë vendit”.

Ndërkohë që klubi po kërkon edhe një analist të ri performance, pas largimit të stafit të Ralf Rangnikut.

Edhe trajneri i cili duhet të merrte rolin e konsulentit në “Old Trafford” për dy vitet e ardhshme vendosi të largohet pas 6 muajve në stolin e klubit, për të marrë drejtimin e kombëtares austriake. Në këtë mënyrë, trajneri i ri holandez do të ketë më shumë liri veprimi për të ndërtuar skuadrën që dëshiron.

REVOLUCIONI Sipas “The Sun”, trajneri u ka dërguar një e-mail lojtarëve këto ditë, ku ai ka shpalosur kërkesat e tij, ndërsa një burim i klubit tregon detajet e përmbajtjes së tij:

“I gjithë theksi i tij është te skuadra, pavarësisht se Mançester Junajtidi ka yje të klasit botëror. Ai do që lojtarët të stërviten me një intensitet më të lartë në mënyrë që çdo seancë stërvitore të jetë si një ndeshje. Lojtarëve u kërkohet që niveli i tyre fizik duhet të jetë më i miri që kanë pasur ndonjëherë dhe nëse ata i zbatojnë këto kërkesa, do të jetë gjithçka në rregull me trajnerin. Nëse nuk do ta bëjnë këtë, atëherë do t’u tregohet dera. Ata do të stërviten dhe stërviten derisa të vijnë në parametrat e duhura. Dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë ai do t’i zëvendësojë ata me disa nga talentet më premtues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat