Juventus ultimatum Di Marias

Futboll

Juventus ultimatum Di Marias

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:51
Juventus ultimatum Di Marias

Juventus ultimatum Di Marias!

Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për Juventusin dhe Angel di Maria, me palët që kanë arritur një marrëveshje në parim, por akoma nuk është thënë fjalë e fundit për të hedhur të bardhën mbi të zezë.

Sipas “Tuttosport” raportohet se argjentinasi duhet të kthejë përgjigje “Zonjës së Vjetër” brenda 72 orëve, ku drejtuesit dhe Allegri padyshim shpresojnë që vendimi përfundimtarë të jetë pozitiv.

7 milionë euro në vit tundojnë në maksimum mesfushorin 34 vjeçar. Italia mbetet një destinacion i preferuar për të, pasi nuk ka luajtur asnjëherë më parë në Serie A. Në karrierën e tij ka skuadra si PSG, Manchester United apo edhe Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat