65 milionëshi i Serisë A tremb klubin?

Futboll

65 milionëshi i Serisë A tremb klubin?

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:27
65 milionëshi i Serisë A tremb klubin?

Nga grumbullimi me kombëtaren nigeriane, pas katër golave të shënuar ndaj Sao Tome dhe Principe, Victor Osimhen ka bërë Napoli-n dhe tifozët të dridhen.

Siç thuhet nga Calciomercato.it, qendërsulmuesi është në vëmendjen e Arsenalit i cili tashmë i ka ofruar presidentit De Laurentiis 90 milionë euro. Një shifër shumë më e lartë në krahasim me vlerën 65 milionë euro të lojtarit në merkato.

Një ofertë që është refuzuar, por që duket se ka filluar të lëkundë klubin dhe lojtarin. Për të frikësuar më tej mjedisin kanë ardhur deklaratat e lojtarit, të raportuara nga ‘Il Mattino’:

“E ardhmja ime? E di që ka shumë zëra që më japin drejt Spanjës apo Anglisë, por nuk mendoj se është koha e duhur për të folur për këtë tani që jam me kombëtaren. Unë zbres gjithmonë në fushë me synimin për të bërë më të mirën me kombëtaren dhe me klubin tim”, ka thënë Osimhen.

“Nuk e di të ardhmen time, e di që çdo gjë mund të ndodhë, por tani dua të shkoj me pushime me familjen time, të zbraz kokën dhe të mbush bateritë. Pastaj do të mendojmë për gjithçka tjetër”.

Në 32 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet me Napoli-n në sezonin 2021/22, Osimhen ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 6 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat