Eriksen tregon ofertat!

Futboll

Eriksen tregon ofertat!

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 17:50
Eriksen tregon ofertat!

Kur ka kaluar më shumë se një vit nga drama e Christian Eriksen në Euro 2020, futbollisti danez është rikthyer sërish të jetë protagonist në fushat e gjelbërta teksa firmosi në janar me klubin e Premier League, Brentford. Ish-lojtari i Inter ka treguar një formë optimale në një nga kampionatet më elitare të Europës, ndërsa falë kësaj kanë nisur edhe ofertat e para për mesfushorin.

Vetë Eriksen nuk e mohon interesin nga ana e Manchester United ndërsa thekson se do t’i pëlqente të luante në Champions League megjithatë shton se për të nuk është thelbësore pjesëmarrja në një kompeticion të tillë.

“Kam oferta të ndryshme dhe opsione të cilat po i konsideroj, më pas do të marrë një vendim.

Do të më pëlqente të luaja sërish në Champions League, e di sa shumë qejf bëhet në një kompeticion të tillë. Gjithsesi, për nuk është një kusht thelbësore që skuadra e ardhshme të jetë pjesëmarrëse në Champions League”, u shpreh Eriksen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat