Rivalë të mundshëm të Vllaznisë

Futboll

Rivalë të mundshëm të Vllaznisë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:01
Rivalë të mundshëm të Vllaznisë

Janë zbuluar kundërshtarët e Vllaznisë, më të cilët shorti mund ta përballë ditën e sotme, kur UEFA do të zbulojë në orën 13:00 çiftet e turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa, e pret një malore, pasi duket qartë që bëhet fjalë për ekipe shumë të forta dhe me traditë në Europë.

Së pari rival mund të jetë fituesi i çiftit Dinamo Tbilisi (Gjeorgji)-Paide Linnamiskond (Estoni).

Gjithashtu rivalë të mundshëm janë Bate Borisov (Bjellorusi), Kairat Almati (Kazakistan), Universitatea Krajova (Rumani) dhe Makabi Tel-Aviv (Izrael).

Këto janë 6 kundërshtarët e mundshëm të kuqebluve, që sot në 13:00 janë të gozhduar para telefonave për të ndjekur shortin.

Vlen të theksohet se skuadra shkodrane do ta luajë ndeshjen e parë më 21 korrik, ndërsa të kthimit më 28 korrik. Sot në Nion të Zvicrës për të marrë pjesë në short është vetë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat