Donnarumma: Na mungoi gjithçka

Futboll

Donnarumma: Na mungoi gjithçka

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:52
Donnarumma: Na mungoi gjithçka

Gianluigi Donnarumma ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të dëshpëruar për atë se çfarë rezultati u servuan tifozëve në ndeshje me Gjermaninë.

Ndeshja e mbrëmshme midis rivalëve të vjetër në Nations League përfundoi me fitoren e gjermanëve prej 5-2. 

"Sonte na ka munguar gjithçka. Kishte një lodhje pas katër ndeshjeve, por nuk duam të shfajsohemi. Ne jemi vërtet të dëshpëruar për tifozët, për atë që ata panë sonte. 

Do të analizojmë gjithçka dhe do të fillojmë përsëri. Duhet të pushojmë dhe të kthehemi më të fortë", ka thënë Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat