Si nxitoi policia ta hiqte por mesazhi u dha...

Futboll

Si nxitoi policia ta hiqte por mesazhi u dha...

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:49
Si nxitoi policia ta hiqte por mesazhi u dha...

Sa më afër Kupës së Botës 2022 në Katar, aq më shumë shtohen demonstratat kundër organizimit vendas dhe kundër FIFA-s. Akuzat për korrupsion të bëra kundër Mohamed bin Hammam, i skualifikuar nga FIFA në 2011 sepse ai u shpall fajtor për mashtrim zgjedhor dhe kushtet e punës së punëtorëve që ndërtuan infrastrukturën e lidhur me ngjarjen; kanë krijuar një debat të madh rreth dhënies së Kupës së Botës në Gadishullin Arabik.

Pas fanellave të veshura nga disa kombëtare, mbi të gjitha Norvegjia dhe Gjermania, gjatë ndeshjeve kualifikuese; Këtu tifozët fillojnë të mobilizohen për të kërkuar më shumë transparencë për atë që ndodhi dhe çfarë do të ndodhë në kuadër të turneut.

Një shembull erdhi nga Monchengladbach, ku u luajt ndeshja e Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Italisë. Menjëherë pas fillimit, në zonën qendrore të fushës disa tifozë shpalosën një pankartë me fjalët “15,000 vdekje nga ngjarje të mëdha – FIFA & Co pa ndërgjegje”. Fjalë shumë të qarta, që nuk kanë nevojë për interpretime dhe komente të mëtejshme.

Natyrisht, këta tifozë gjermanë kanë dashur të shprehin këndvështrimin e tyre kritik për caktimin e Kupës së Botës 2022 në Katar, i cili është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Në orët e fundit është folur edhe për ndalimin e demonstratave publike gjatë Kupës së Botës 2022 dhe shqetësimet për lirinë e shprehjes gjatë turneut të dimrit të ardhshëm. Një klimë vërtet e pabesueshme.

Menjëherë pas protestës së tyre, mbështetësit janë larguar nga ulëset dhe stadiumi. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi menjëherë policinë, e cila më pas ndaloi për pak kohë personat për t’i identifikuar. Janë kontrolluar 15 tifozë, siç konfirmoi policia për agjencinë SID, por përmbajtja e banderolit bie në kuadër të lirisë së shprehjes dhe për këtë nuk u zbatuan sanksione apo masa të tjera.

Në televizionin drejtpërdrejt, komentatori i ZDF, Oliver Schmidt, lexoi pankartën për shikuesit dhe komentoi: “Një mesazh i qartë, i vërtetë. Dhe është mirë që e ka vendin këtu”. Praktikisht, asgje e gabuar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat