Junior Messias do të vazhdojë aventurën te Milani

Futboll

Junior Messias do të vazhdojë aventurën te Milani

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:42
Junior Messias do të vazhdojë aventurën te Milani

Junior Messias do të vazhdojë aventurën te Milani.

Drejtuesit e kuqezinjve kanë arritur akordin me homologët e Crotones në lidhje me sulmuesin e djathtë brazilian.

Gianluca Di Marzio raporton se kampionët e Italisë kanë ushtruar të drejtën e blerjes së 31-vjeçarit për shumën e 4.5 milionë eurove (më e ulët se 5.4 milionë eurot e rënë dakord mes palëve verën e kaluar).

Messias zhvilloi 36 ndeshje në të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar, duke regjistruar 6 gola dhe 3 asiste. Trajneri Stefano Pioli ishte ai që kërkoi blerjen e futbollistit latin.

Ndërkohë, te Milani po punojnë për të konfirmuar edhe Alessandro Florenzin, për të cilin duhen paguar rreth 2.7 milionë euro te Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat