Hasani po krijon talente

Futboll

Hasani po krijon talente

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 19:13
Hasani po krijon talente

Hasani po krijon talente!

Tre futsallistët e talentuar të Juventus Serava, Behar Musa (17 vjeç), Jusuf Jakupi (17 vjeç) dhe Amar Mustafa (16 vjeç) janë ftuar nga reprezentacioni U19 i Maqedonisë në futsall në përgatitjet në Dojran për ndeshjet kualifikuese për europianin U19, shkruan Open-TV.

Kjo treshe e futsallistëve të talentuar janë ftuar për herë të parë në këtë përbërje, dhe kjo falë punës së trajnerit Gafur Hasani, i cili me punën e tij të palodhshme ka arritur të krijojë talente të reja jo vetëm për kombëtaren, por edhe për të ardhmen e Juventus Serava.

Ndryshe, Juventus Serava gjithmonë i ka dhënë lojtar të talentuar reprezentacionit të Maqedonisë në futsall, ndërsa kjo tani është vetëm një vazhdimësi e punës që bëhet në këtë klub me traditë të gjatë në futsallin e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat