Një epokë e re ka nisur për shtëpinë e Atleticos

Futboll

Një epokë e re ka nisur për shtëpinë e Atleticos

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 19:31
Një epokë e re ka nisur për shtëpinë e Atleticos

“Wanda Metropolitano” ka qenë shtëpia e skuadrës së Atletiko Madrid nga viti 2017 kur ndërtimi i tij përfundoi, por duket se impianti do të pësojë ndryshime për sa i përket emrit.

Siç bën me dije “AS”, klubi i Atletikos me kompaninë kineze “Wanda” kanë rënë  dakord për të mbyllur marrëveshjen e tyre, pasi Qeveria Kineze ka nxjerrë rregullin për të minimizuar investimet.

Për këtë arsye kompania do të detyrohet që të mos e rinovojë kontratën që ka me klubin, të cilës përpara 5 vitesh i pagoi një shumë prej 50 milionë eurosh për të drejtat e emrit.

Një epokë e re ka nisur për shtëpinë e Atletikos, për të cilën klubi është duke gjetur një sponsor të ri për të drejtat e emrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat