Kounde preferon Barcelonën

Futboll

Kounde preferon Barcelonën

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:29
Kounde preferon Barcelonën

Jules Kounde i Sevillas raportohet së është i gatshëm të refuzojë ofertën e Chelseas dhe Newcastle-s për t’iu bashkuar Barcelonës.

“Mundo Deportivo” shkruan së katalonasit shpresojnë të nënshkruajnë qendërmbrojtësin e Sevillas për të zëvendësuar Gerard Pique.

Trajneri i ‘Bluagranave’, Xavi Hernandez thuhet së e ka njoftuar Piqeu-n së nuk është pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet Chelsea dhe Newcastle janë të gatshëm të paguajnë çmimin rreth 70 milionë euro Kounde aq sa kërkon Sevilla.

Megjithatë, Barcelona shpreson së mund ta fitojë garën kundër londinezëve dhe Newcastle-s për ta sjellë në ‘Camp Nou’ yllin e Sevillas.

Madje, thuhet se edhe vet lojtari preferon transferimin tek Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat