Strakosha zyrtarizon kalimin në Premier League

Futboll

Strakosha zyrtarizon kalimin në Premier League

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 18:25
Strakosha zyrtarizon kalimin në Premier League

Thomas Strakosha është ende në pritje të zyrtarizimit në ekipin e ri.

Së fundmi gardiani shqiptar ka pasur edhe interesimin e Chelsea-t. Menjëherë pas mbylljes së bashkëpunimit me Lacion, portieri është një lojtar i lirë dhe për këtë arsye shumë skuadra e kanë në kryeqendër të vëmendjes pasi nuk duhet të paguajnë kosto shtesë.

Në një intervistë të fundit për Fabrizio Romano, Strakosha ka folur jo vetëm për interesimin e Chelsea, por ka zyrtarizuar edhe ekipin e ri që do të jetë në Premier League. “Jam duke u përgatitur edhe në këtë kohë që jam pa ekip.

Por përgatitem më shumë se kur isha me Lacion me trajnerin tim personal.

Kjo pasi Premier League është ndryshe, është shumë fizike dhe tjetër nivel futbolli nga Seria A. Për këtë arsye stërvitja ime është më e madhe tani dhe i kushtohet shumë edhe pjesës fizike. Padyshim që Premier League është kampionati më i fortë në botë, ëndërr që kur isha fëmijë të isha pjesë e saj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat