Çka pas daljes në pension?

Futboll

Çka pas daljes në pension?

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 19:40
Çka pas daljes në pension?

Ndonëse ende nuk e mendon pensionimi, megjithatë, ylli i Real Madridit, qysh tash është duke menduar për punën që do të bëj kur t’i var ‘këpucët në gozhdë’.

Ylli i Real Madridit në një intervistë për “Onze Mondial”, ka zbuluar dëshirën e tij kur të mbyllen karrierën si futbollist aktiv.

“Nëse e kam menduar tashmë se çfarë do të bëj pas daljes në pension dhe nëse do të jem trajner? Vërtet nuk e di. Nuk e di nëse do të jem trajner, por ndoshta mund të jetë”, ka thënë Benzema.

“Sidoqoftë, unë e dua shumë futbollin, kështu që ajo që do të bëj pasi të tërhiqem, sigurisht se do të jetë diçka afër të qenit trajner. Në çdo rast do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ka shtuar Benzema, i cili këtë sezon e udhëhoqi Real Madridin me një lumë golash drejt fitores në La Liga dhe Ligën e Kampionëve dhe aktualisht është kandidati kryesor për “Topin e Artë 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat