Juventus gjen “kartën” e duhur për të bindur rivalët

Futboll

Juventus gjen “kartën” e duhur për të bindur rivalët

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 19:35
Juventus gjen “kartën” e duhur për të bindur rivalët

Merkato e Juventus-it po evoluon vazhdimisht. Bardhezinjtë, që kanë në dorë Pogba, janë në pritje të një lajmi nga Di Maria, i cili duhet t’i japë një përgjigje përfundimtare klubit por jo vetëm.

Massimiliano Allegri ka nevojë për përforcime në çdo pjesë të fushës dhe veçanërisht në mesfushë mbetet ideja për të kryer të paktën disa goditje të rëndësishme.

Kush do t’i bashkohet Pogba-s dhe Locatelli-t? Ëndrra e Milinkovic-Savic, shumë e ndërlikuar për shkak të kostove të larta dhe konkurrencës vërtet të ashpër, është ende e gjallë.

Serbi do të ishte blerja ideale për Juventus-in për të rritur cilësinë e skuadrës, që ka nevojë për gola dhe asiste nga mesfushorët.

Çmimi, siç u tha, është vërtet i lartë: nuk ka gjasa që Lotito ta shesë për më pak se 60-70 milionë euro, por bardhezinjtë mund të kenë lojtarin e duhur për ta ulur çmimin.

Po flasim për Demiralin, të cilin Atalanta, deri më sot, nuk dëshiron ta blejë përfundimisht. Turku, natyrisht, do të jetë vetëm kalimtar në Torino.

Kështu, siç ka bërë të ditur Sportmediaset, mund të jetë emri i duhur për të bindur Lazio-n e Maurizio Sarri-t, i cili nuk e ka siguruar akoma Alessio Romagnoli-n, të cilit i skadon kontrata me Milan-in.

Për më tepër, lamtumira e Milinkovic-Savic do t’i lejonte bardhekaltrit të realizonin goditje në repartet e tjera (nga portieri te mesfushori duke kaluar nga zëvendësi i Immobile-s), të dobishme për forcimin e një skuadre plot boshllëqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat