Refuzoi Shqipërinë për Greqinë

Futboll

Refuzoi Shqipërinë për Greqinë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 00:11
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë

E mbani mend rastin e Fiorin Durmishaj? Sulmuesi me origjinë nga Vlora luajti për dy vite rregullisht me Kombëtaren U-21 dhe në momentin kur ish-trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, vendosi ta grumbullonte, u tha “jo” kuqezinjve dhe zgjodhi Greqinë. Durmishaj nuk ishte aktivizuar asnjë minutë me Kombëtaren A dhe kësisoj pas ftesës së federatës helene, iu hap rruga për të zgjedhur këtë kombëtare dhe jo origjinën e tij.

Edhe pse sulmuesi ëndërronte të behet futbollist i madh, karriera e tij mori një tatëpjetë të ccuditshme dhe Durmishaj nuk arriti të shkëlqente kurrë.

Pavarësisht zgjedhjes së ekip kombëtar, duket se sulmuesi e ka ruajtur miqësinë me disa futbollistë të Shqipërisë.

Së fundi Durmishaj ka pozuar me Qazim Laçin dhe Thomas Strakoshën, ku të 3 së bashku ishin duke darkuar në një reastorant së bashku me partneret. Vlen të theksohet fakti se të 3 këta futbollistë kanë qenë së bashku te Shpresat e Alban Bushit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat