Bremer: Ëndërroj Brazilin

Futboll

Bremer: Ëndërroj Brazilin

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:16
Bremer: Ëndërroj Brazilin

Ndërkohë që PSG po ushtron presion për Milan Skriniar, Interi e ka gati zëvendësuesin e mbrojtësit sllovak. I përzgjedhuri i klubit zikaltër është Gleison Bremer, 25-vjeçarin e Torinos.

Qendërmbrojtësi brazilian ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës së Ivan Juric. Bremer ka folur rreth së ardhmes së tij, duke vulosur faktin që do të largohet nga Torino.

“Është vetëm çështje kohe, unë do të largohem nga Torino. Po shqyrtoj disa oferta që kam marrë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi lojtarin latin për ESPN.

Drejtuesit e Interit kanë arritur një marrëveshje me Bremer që në janar, ndërkohë që tani duhet bindur Torino, që kërkon rreth 30 milionë euro për të lënë të lirë mbrojtësin.

Rreth mundësisë së aktivizimit në të ardhmen me kombëtaren italiane, Bremer deklaroi: “Ëndrra ime është të vesh fanellën e Brazilit, por nëse do të kisha mundësinë të luaja me Italinë, do të pranoja me kënaqësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat