Kombëtarja e Kosovë, ngritje për 2 pozita në listën e FIFA-s

Futboll

Kombëtarja e Kosovë, ngritje për 2 pozita në listën e FIFA-s

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:58
Kombëtarja e Kosovë, ngritje për 2 pozita në listën e FIFA-s

Kombëtarja A e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s.

Shtëpia më e madhe e futbollit ka përditësuar së fundi listën, ku shihet se “Dardanet” kanë shënuar ngritje për dy pozita. Kosova tani renditet në pozitën e 110-të me 1164 pikë në total.

Kosova nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, pasi është mposhtur nga Polonia, Shqipëria, Norvegjia dhe Belgjika. Kombëtarja e drejtuar nga Karin Anneli Andersen, më 1 shtator do të takohet me Armeninë, kurse pesë ditë më vonë me Poloninë.

Kosova këto dy ndeshje do t’i zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat