Di Maria nuk ka vendosur ende

Futboll

Di Maria nuk ka vendosur ende

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 17:34
Angel Di Maria

Angel Di Maria ende nuk ka vendosur se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme. 

Futbollisti i ka disa oferta në tavolinë, por duket se këto ia kanë ngarkuar edhe më shumë barrën për vendimmarrje.

Juventusi dhe Barcelona janë dy skuadrat më të interesuara për argjentinasin që aktualisht është pa skuadër, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain.

“Zonja e Vjetër” është më përpara në aspektin e bisedimeve, por lojtari ditë më parë nuk e ka përjashtuar as Barcelonën si destinacionin e tij të mundshëm në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat