Sabit Bilali shënoi ndaj Mariborit

Futboll

Sabit Bilali shënoi ndaj Mariborit

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 14:59
Sabit Bilali shënoi ndaj Mariborit

Shkëndija e Tetovës zhvilloi ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve që po i zhvillon në Slloveni.

Kundërshtarë i “kuqezinjëve” ishin kampionët slloven të Mariborit, ndaj të cilëve shënuan fitore minimale 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për Shkëndijën në këtë përballje e realizoi mesfushori Sabit Bilali në minutën e 68-të, kur mjaft mirë veproi në zonën kundërshtare dhe pasi mashtroi 2-3 futbollistë kundërshtarë gjuajti në këndin e poshtëm të portierit vendas, i cili nuk arriti që të ndal festën e “kuqezinjve”.

Kujtojmë në ndeshjen e parë Shkëndija kishte barazuar 1:1 ndaj hungarezëve të Ferencvarosh, falë një goli të shënuar nga kapiteni Ferhan Hasani.

“Kuqezinjtë” do të vazhdojnë stërvitjet në tokën sllovene, aty ku shumë shpejtë do ju bashkohet edhe trajneri i ri, Qatip Osmani, që ka pranuar të drejtojë sërish ekipin e tij të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat