Ish-trajneri ‘godet’ Salahn: Nuk ka bërë asgjë për Egjiptin

Futboll

Ish-trajneri ‘godet’ Salahn: Nuk ka bërë asgjë për Egjiptin

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 00:10
Mohamed Salah

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah ka pranuar disa kritika për angazhimin e tij në kombëtare.

Salah ka dështuar ta fitojë Kupën e Afrikës duke humbur finalen ndaj Senegalit, e po ashtu humbi kualifikimin për Kupën e Botës, po ashtu ndaj Senegalit.

Anash këtyre dështimeve, ish-trajneri i Egjiptit, Hassan Shehata shton se Salah nuk ka bërë asgjë për Egjiptin.

“Teknikisht, dhe më vjen keq ta them këtë, por Mohamed Salah nuk ka bërë asgjë me skuadrën kombëtare”, ka thënë Shehata.

“Ai duhej të kishte bërë shumë më shumë. Ai duhet të jap më shumë kur luan për kombëtaren”, shtoi ish-trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat