PSG përgatit ofertë të re për Skriniar

Futboll

PSG përgatit ofertë të re për Skriniar

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 08:39
Milan Skriniar

Skuadra e Paris Saint-Germain dëshiron ta ketë në klub qendërmbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.

Raportimet e fundit flisnin për një ofertë të refuzuar të PSG nga Inter, por tashmë flitet edhe për një ofertë të re.

Fabrizio Romano bën të ditur se PSG po përgatisin ofertën e re për Skriniar.

Oferta do të jetë prej 60 milionë eurove plus bonuse të tjera.

Inter kërkon 80 milionë euro, por përmes negociatave gjërat mund të zgjidhen më ndryshe.

‘Zikaltërit’ në anën tjetër do të takohen me Torino për të shqyrtuar opsionet për Bremer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat