Rudiger ka bërë me dije se mes skuadrave që e kanë kontaktuar ka qenë edhe Barcelona

Futboll

Rudiger ka bërë me dije se mes skuadrave që e kanë kontaktuar ka qenë edhe Barcelona

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 11:16
Rudiger ka bërë me dije se mes skuadrave që e kanë kontaktuar ka qenë edhe Barcelona

Antonio Rudiger ka bërë prezantimin e tij te Reali i Madridit.

Mbrojtësi i kombëtares gjermane ka lënë në mes pushimet dhe ka marrë avionin e parë për në Madrid të hënën pasdite ku edhe ka kaluar vizitat mjekësore e më pas ka firmosur me “Los Blancos”.

Që nga dje ai është zyrtarisht një lojtar i Realit të Madridit, me të cilin ka firmosur një kontratë 4-vjeçare.

Ai erdhi nga Çelsi me parametra zero dhe javën e dytë të korrikut do të vihet nën urdhrat e trajnerit Karlo Ançeloti. Rydiger është shoqëruar nga presidenti Florentino Perez në momentin e prezantimit, ku ky i fundit i ka dorëzuar fanellën e Realit.

Mbrojtësi 29-vjeçar do të mbajë veshur fanellën me numrin 22 që deri dje mbahej nga Isko. Më pas ka ardhur momenti i konferencës për shtyp, gjatë së cilës mbrojtësi ka ndarë fjalët e para me mediat spanjolle si një lojtar i Realit, ku fillimisht ka falënderuar familjen e tij.

“Familja ime është gjithçka kam dhe dua t’i falënderoj që jam këtu, në veçanti prindërit e mi”, ka thënë lojtari më i ri i “Los Blancos”.

Rudiger ka bërë me dije se mes skuadrave që e kanë kontaktuar ka qenë edhe Barcelona. Por ai e kishte marrë vendimin për t’iu bashkuar Realit.

“Në kohë merkatoje shfaqen agjentë e skuadra të shumta. Di të them se edhe Barcelona ka pasur interes për të firmosur me mua. Por që ditën e parë që e kisha vendosur për t’u larguar nga Çelsi i kam thënë agjentit tim ose Realin, ose asnjë klub tjetër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat