Tirana, dy herë në ditë stërvitje dhe nga dy orë

Futboll

Tirana, dy herë në ditë stërvitje dhe nga dy orë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 13:46
Tirana, dy herë në ditë stërvitje dhe nga dy orë

Tirana është duke zhvilluar përgatitjet në Turqi para ndeshjes ndaj Dudelang në turin e parë të Champions League.

Bardheblutë e humbën testin e parë miqësor ndaj Dinamo Tiraspol në shifrat 1-2, por u rikthyen për të mundur kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, 2-0.

Ndërkohë mediat turke kanë treguar edhe detajet e stërvitjes së bardhebluve. Orges Shehi i stërvit lojtarët përafërsisht dy orë, ndërsa zhvillohen dy seanca në ditë, për të shtuar ritmin dhe për të përballuar me sukses Dudelang.

Prova e së vërtetës për Tiranën do të jetë ajo e 25 qershorit ndaj Fenerbaces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat