Chelsea e gjen zëvendësimin e Azpilicuetas

Futboll

Chelsea e gjen zëvendësimin e Azpilicuetas

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:47
Jonathan Clauss

Skuadra angleze, Chelsea, si duket e ka gjetur zëvendësimin e mbrojtësit të krahut Cezar Azpilicueta, i cili pritet të largohet këtë verë nga “Stamford Bridge”.

Chelsea ka monitoruar mbrojtësin francez Jonathan Clauss në më shumë se 50 ndeshjet e tij të fundit dhe është i gatshëm që ta transferojë atë këtë verë nëse plotësohen disa kritere.

29-vjeçari është vlerësuar në rreth 14 milionë euro nga Lens, ku ky i fundit e di se mbrojtësi ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij, dhe se ai nuk është i gatshëm të rinovojë marrëveshjen e tij.

Po ashtu, në garë për shërbimet e Clauss është edhe gjiganti spanjoll, Atletico Madrid, i cili e ka identifikuar Clauss si një zëvendësues për Sime Vrsaljko, që vazhdon të lidhet me kalimin te Olimpiakos.

Ndërkaq, Clauss, i cili është rritur si fans i flaktë i Chelseat, në muajin maj në një intervistë për “RMC Sport” ka treguar dëshirën e tij për tu transferuar një ditë te “Blutë” e Londrës.

“Që kur isha fëmijë, është Chelsea dhe mbetet Chelsea, skuadra për të cilën ëndërroj të luaj”, tha Clauss.

Chelsea e sheh Reece James si të ardhmen e pozitës së tyre të krahut të djathtë, dhe do të transferonte Clauss si një opsion që t’i bëjë konkurrencë James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat