Premier Liga destinacioni i Pau Torres

Futboll

Premier Liga destinacioni i Pau Torres

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:00
Pau Torres

Synimi i Manchester United, Pau Torres është drejt kalimit në Premier Ligë dhe këtë e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano. 

Mbrojtësi i Villarreal vazhdon të jetë i lidhur me disa klube në Angli dhe Romano ka shkruar se kjo do të ndodh gjatë këtij afati të verës. 

Në fillim të këtij muaji, Daily Mail raportoi që Tottenham po shikon një marrëveshje shkëmbimi për Torres që do të bënte që Giovani Lo Celso të bënte lëvizjen permanente në Villarreal. 

26 vjeçari ka kaluar gjysmën e sezonit si i huazuar në Estadio de la Ceramica dhe ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Unai Emery, kështu që kjo mund të ndikojë tek klubi spanjoll. 

Megjithatë, sipas asaj që raporton Daily Mail, United dhe Chelsea po ashtu kanë shprehur interesim për Torres, e cila gjë ka komplikuar gjërat për Tottenham. 

Villarreal mund të mos dëshirojë një marrëveshje shkëmbimi për Torres këtë verë, kështu që Spurs dhe United duhet të përgatisin një paketë prej 55 milionë funte nëse ata dëshirojnë të nënshkruajnë me spanjollen – aq sa është klauzola e tij e lirimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat