Romano: Nuk ka marrëveshje për tarifën

Futboll

Romano: Nuk ka marrëveshje për tarifën

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 13:40
Frenkie de Jong

Manchester Unitedi dhe Barcelona kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë për Frenkie de Jongun.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njoohur Italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Bisedimet po avancojnë pasi Ten Hag kërkon një mesfushor të ri në ekipin e tij të ri.

Romano shton se nuk ka marrëveshje për tarifën, pasi Barça i tha “Djajve të Kuq” se nuk do ta shesin holandezin për më pak se 86 milionë €.

Barcelona kërkon tarifë të plotë të garantuar, edhe për shkak të rregullave të La Ligës për të riinvestuar para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat