Agim Ademi i drejtohet me dy fjalë kryetarit të Komunës së Istogut

Futboll

Agim Ademi i drejtohet me dy fjalë kryetarit të Komunës së Istogut

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 20:39
Agim Ademi i drejtohet me dy fjalë kryetarit të Komunës së Istogut

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot vizitoi fushën e futbollit në Istog.

Ademi i drejtohet me dy fjalë kryetarit të Komunës së Istogut.

“Sot e vizitova edhe stadiumin ‘Demush Mavraj’ në Istog, fusha e të cilit nuk është në gjendje të mirë. 

Me zyrtarët e klubit diskutova për mundësitë që të bëhet zgjidhje për këtë çështje sa më shpejt, në mënyrë që ky stadium të jetë i gatshëm për fillimin e garave në edicionin e ri.

Me këtë rast lus kryetarin e komunës së Istogut, Ilir Ferati, që të shpejtojë me procesin e punëve në stadium, në mënyrë që të kemi ambiente sa më të bukura dhe të përshtatshme për klubin dhe rininë e kësaj komune”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat