PSG me trajner të ri, arrihet marrëveshja me Nica-n

Futboll

PSG me trajner të ri, arrihet marrëveshja me Nica-n

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 12:00
PSG me trajner të ri, arrihet marrëveshja me Nica-n

PSG dhe Nica kanë rënë dakord që trajneri Kristof Galtier të drejtojë skuadrën nga “Parku i Princërve.

Parisienët do të paguajnë 10 milionë euro në emër të dëmshpërblimit për strategun francez, i cili do të pasojë Maurisio Poketinjon.

Galtier do të firmos kontratën dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon. Ai do të arrijë në Paris me të gjithë stafin e tij profesional, i cili përbëhet nga pesë asistentë.

Transferimi zyrtar i Galtier do të bëhet sapo klubi të bjerë dakord me Poketinjo për kompensim për zgjidhjen e parakohshme të kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat