Pogba te Juventusi, caktohet data e testeve mjekësore

Futboll

Pogba te Juventusi, caktohet data e testeve mjekësore

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 13:26
Paul Pogba

Sipas Sky Sport Italia, një takim vendimtar mes drejtorëve të Juventusit dhe përfaqësuesit të Paul Pogba ka përfunduar dhe francezi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me bardhezinjtë në javën e parë të korrikut.

Takimi u zhvillua në Milano dhe të dy palët rregulluan detajet financiare të operacionit që do të çojë në kthimin e Pogbas në Allianz Stadium gjashtë vjet pas transferimit të tij prej 100 milionë euro në Manchester United.

Të dy palët duhet vetëm të bien dakord për kohëzgjatjen e kontratës: një marrëveshje trevjeçare, e cila mund të vijë me një opsion për një sezon të mëtejshëm.

Sipas raportit, Pogba do të jetë në Itali midis 5 dhe 8 korrikut për t’i nënshtruar testeve mjekësore me gjigantët e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat