Inter refuzoi Chelsean për talentin 19-vjeçar

Futboll

Inter refuzoi Chelsean për talentin 19-vjeçar

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:08
Inter refuzoi Chelsean për talentin 19-vjeçar

Pas një sezoni të dështuar në Angli, në radhët e Chelsea, Romelu Lukaku është rikthyer te Inter. Italianët arritën marrëveshjen me Blutë e Londrës falë formulës së huazimit teksa kostoja e operacionit në total shkoi 10 milionë paund.

Megjithatë, rikthimi i Lukakut në Serie A ka pasur shumë prapaskena teksa së fundmi është mësuar se Chelsea ka insistuar që në marrëveshjen për sulmuesin të përfshihej edhe talenti zikaltër, Cesare Casadei. Anglezët kanë kërkuar që të kenë një opsion mbi nënshkrimin e 19-vjeçarit, mirëpo një propozim i tillë është hedhur poshtë nga drejtuesit e Inter.

Zikaltërit kanë pritshmëri të larta për mesfushorin që prej vitit 2018 është pjesë e tyre duke shkëlqyer në sektorin e të rinjve.

Chelsea mesa duket “nuhati” talentin e djaloshit, megjithatë Inter nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim të ardhmen e tij duke mbrojtur një investim që e ka nisur prej kohësh. Aktualisht, Casadei është i angazhuar me Italinë në Botërorin U19, ndërsa është pjesë e kombëtares italiane prej U16-tës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat