Anglezët rrezikojnë të humbasin...

Futboll

Anglezët rrezikojnë të humbasin...

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 14:38
Anglezët rrezikojnë të humbasin...

Anglezët rrezikojnë të humbasin në këtë merkato Raphinha-n dhe drejtuesit e klubit shohin belgun, De Ketelaere si zëvendësuesin ideal të brazilianit.

Belgu është në “orbitën” e Milan prej muajsh , por kampionët e Italisë tani po hasin vështirësi në këtë verë, pasi pothuajse për çdo objektiv të tyre kanë konkurrencë shumë të fortë.

Drejtuesit e klubit anglez kanë gati një ofertë, pasi këta të fundit janë të vetëdijshëm që me shitjen e brazilianit do të përfitojë rreth 65 milionë paund dhe do të jenë në gjendje të kënaqin jo vetëm lojtarin, por edhe klubin  Club Brugge.

Sa i përket merkatos te Leeds, drejtuesit po mendojnë edhe për sulmin dhe emri më i lakuar është Cody Gakpo, por për momentin, sulmuesi i PSV mbetet vetëm një dëshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat