Presionet e Lewandowskit

Futboll

Presionet e Lewandowskit

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:04
Presionet e Lewandowskit

Shokët e Bajernit nuk e duan më Robert Lewandowskin. Lajmi vjen nga britanikja “The Athletic”, e cila zbulon se futbollistët e kampionëve të Gjermanisë janë lodhur me kërkesat e vazhdueshme të sulmuesit polak për të lënë skuadrën këtë merkato.

33- vjeçari ka shumë kohë që përpiqet të pilotojë një transferim te Barcelona një vit përpara se t’i skadojë kontrata në Mynih, por deri tani klubi u ka rezistuar presioneve të futbollistit.

“Historisë sime me Bajernin i ka ardhur fundi. Unë nuk mund të imagjinoj një bashkëpunim të mëtejshëm pozitiv. Shpresoj që ata të mos më pengojnë të largohem vetëm sepse munden.

Transferimi është zgjidhja më e mirë për të gjithë”, tha sulmuesi. Por zërat e pakënaqësive me sjelljen arrogante të sulmuesit kanë sjellë pakënaqësi te shokët e skuadrës në “Allianz Arena”.

Ata shpresojnë që ai të largohet, ndërsa janë të lodhur me presionet e tij të vazhdueshme dhe kanë frikë se mbajtja e tij e sforcuar në skuadër mund të dëmtojë paraqitjet e skuadrës në fushë sezonin e ardhshëm.

Sipas “ESPN”, Barcelona dje ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin, pavarësisht se në fund të majit kishte zëra se ata i kishin ofruar Bajernit 32 milionë euro plus 5 milionë bonuse për kartonin e lojtarit.

Gjiganti televiziv amerikan nuk ka dhënë shifra, por ka nënkuptuar se oferta e katalanasve është mes 40-50 milionë euro. Bajerni kërkon më shumë se 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e skuadrës që ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Jo më larg se dita e mërkurë, gjatë prezantimit të Manesë, drejtuesit e klubit Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç, këmbëngulën edhe një herë se Leva ka një kontratë në “Allianz Arena” dhe do të jetë në “Sabener Strasse” në ditën e parë të grumbullimit më 12 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat