Kounde kurrë më afër Chelseas

Futboll

Kounde kurrë më afër Chelseas

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:50
Kounde kurrë më afër Chelseas

Skuadra angleze, Chelsea, është duke e kryesuar garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Kounde është titullar në skuadrën spanjolle Sevilla, teksa së fundmi është paraqitur edhe në kombëtaren franceze.

Duke pasur parasysh se fund të vjeshtës së sivjetme do të mbahet Kupa e Botës, atëherë pa dyshim se Kounde është duke e menduar opsionin për t'u bashkuar me ndonjë klub të Ligës së Kampionëve, teksa interesimi për 23-vjeçari nuk mungon.

Dy klubet më të interesuara për shërbimet e tij janë Chelsea dhe Barcelona, por gazeta spanjolle “AS”  ka raportuar se Chelsea është në 'pole-position'.

Barcelona për shkak të problemeve financiare po e ka gjithnjë e më të vështirë për të tërhequr lojtarë elitar në "Camp Nou".

Chelsea ka nevojë për përforcime në mbrojtje, me Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger që janë larguar nga klubi.

Skuadra e Thomas Tuchel mund të jetë destinacioni ideal për Kounde për të përmbushur potencialin e tij, pasi francezi mund të mësojë nga disa nga lojtarët me përvojë të Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat