Zikaltrit dëshirojnë me çdo kusht Dybalan

Futboll

Zikaltrit dëshirojnë me çdo kusht Dybalan

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:51
Zikaltrit dëshirojnë me çdo kusht Dybalan

Mediat italiane kanë zbuluar detajet e ofertës së Interit për transferimin e futbollistin argjentinas, Paulo Dybala.

Zikaltrit dëshirojnë me çdo kusht që t’i sigurojnë shërbimet e yllit të deritashëm të Juventusit gjatë afatit të kësaj vere.

28-vjeçari argjentinas është tashmë lojtar i lirë dhe ndër më të kërkuarit në Evropë.

Interi ishte ndër klubet e para që ka shprehur interesim për Dybalan, madje qysh në janar, por më pas problemet financiare dhe marrëveshja me Romelu Lukaku kanë bërë që çështja të ngecë, duke lejuar kësisoj që edhe rivali i qytetit, Milani të futet në garë.

Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport”, raporton se Interi i ka ofruar yllit argjentinas kontratë shumëvjeçare me vlerë pesë milionë euro në edicion dhe një milionë euro shtesë, nëse 28-vjeçari luan në të paktën 50% të ndeshjeve të edicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat