Skriniar pranon ofertën e PSG-së

Futboll

Skriniar pranon ofertën e PSG-së

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:58
Skriniar pranon ofertën e PSG-së

Milan Skriniar është shumë pranë kalimit te PSG. Fillimisht shihej si një operacion shumë i ndërlikuar dhe pse ka ende ka punë për t’u bërë, por francezët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin. Mediet italiane raportojnë në orët e fundit se mbrojtësi është dakordsuar me kushtet financiare të parizienëve, të cilët i ofrojnë dyfishin e pagës që ai merr te Inter.

Bëhet fjalë për një pagë 7.7 milionë euro në sezon dhe Skriniar ka dhënë “dritën jeshile” për këtë lëvizje. Tani fjala e fundit i takon drejtuesve “zikaltër” pasi për momentin i vetmi ngërç është kartoni i sllovakut.

Inter nuk ul pretendimin dhe kërkon 80 milionë euro, ndërsa parizienët në ofertën e tyre të fundit nuk shkuan më shumë se 60 milionë euro  dhe pritet që palët të “pajtohen” në ofertën e radhës ku francezët pritet të ofrojnë deri në 70 milionë euro.

27-vjeçari është pjesë e Inter nga sezoni 2017-2018, pasi u largua nga Sampdoria dhe 19 here kampionet e Italisë numëron në total 215 ndeshje dhe 11 gola në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat