Milani në bisedime me yllin e Chelseat

Futboll

Milani në bisedime me yllin e Chelseat

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 10:23
Hakim Ziyech

Pas Andreas Christensen, Antonio Rudiger e Romelu Lukaku, një tjetër lojtar tani është afër largimit nga klubi i Chelseat.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, thuhet se yllit maroken, Hakim Ziyech, i është dhënë drita e gjelbër për tu larguar nga Chelsea.

Ndërkaq, kampioni italian, Milan, është i interesuar ta transferuar atë në “San Siro”, ku bisedimet tashmë janë duke vazhduar me kampin e lojtarit.

Ziyech besohet se i pëlqen mundësia për t'iu bashkuar Milanit, ndërsa bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat