James Rodrigues pritet të largohet nga Al Rayyan

Futboll

James Rodrigues pritet të largohet nga Al Rayyan

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 15:02
James Rodriguez

James Rodriguez pritet që këto ditë të ndërrojë skuadër. 

Sipas asaj që raporton Bletcher Sport, skuadra e tij aktuale, Al Rayyan, është pajtuar që kolumbiani t’i bashkohet Botafogos.

Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 5.6 milionë dollarë.

James, pas largimit nga Reali, nuk arriti assesi ta gjente formën e dikurshme, andaj u “arratis” nga Evropa në drejtim të Katarit.

Gjithsesi, as aty duket se nuk po i shkon mirë, pasi drejtuesit e klubit nuk po ngulmojnë për ta mbajtur në skuadër.

Vlera e tij aktuale në treg, sipas Transfermarkt, është diku rreth 13 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat