Futbollist nuk ka ndërmend të heqë dorë

Futboll

Futbollist nuk ka ndërmend të heqë dorë

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 17:04
Alexis Sanchez

Në shtëpinë e Inter-it ka ardhur koha për të menduar për të ardhmen e disa lojtarëve që konsiderohen si të tepërt. Një nga këta është padyshim Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian nuk bën më pjesë në planet e klubit dhe zikaltrit do të provojnë t’i gjejnë një skuadër të re ose të gjejnë një marrëveshje për lamtumirën.

Është e vështirë të bëhet një hipotezë në lidhje me atë që mund të jetë destinacioni i lojtarit, i cili, për shkak të një rroge 7 milionë euro në sezon, ka disa vështirësi që të gjejë një skuadër që të jetë e gatshme ta paguajë këtë shifër.

Pikërisht rroga duket se ka bllokuar bisedimet me Marseille e trajnerit Smapaoli, një nga klubet që janë vënë në lëvizje për Sanchez në javët e kaluara.

Futbollist nuk ka ndërmend të heqë dorë as nga një qindarkë nga rroga e tij dhe kjo është ajo që bllokon pjesën më të madhe të negociatave.

Ideja e fundit, sipas calciomercato.com, duket se është Sevilla e Monchi-t, por edhe në këtë rast do të duhen rishikuar shifrat e kontratës.

E vetmja gjë e sigurt është se Inter-i nuk ka ndërmend t’i besojë më kilianit sezonin e ardhshëm dhe do të provojë ta largojë me çdo mënyrë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat