Shkëndija përforcon mbrojtjen

Futboll

Shkëndija përforcon mbrojtjen

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:21
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës përforcon mbrojtjen!

Futbollisti 26-vjeçar nga Republika Çeke, JanVodra do të përforcojë repartin e mbrojtjes në krahun e majtë te Shkëndija, skuadër kjo që pas largimit të Gledi Micit, nuk arriti të gjejë një futbollistë adekuat për këtë pozitë.

Vodra, përveç se luan në krahun e majtë të mbrojtjes, i njëjti mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes, por edhe si mesfushor i krahut të majtë.

Vodra aktualisht është një lojtar i lirë, pasi mbylli aventurën me skuadrën e Bohemians, me të cilën skuadër ka zhvilluar më së shumti ndeshje në karrierën e tij, teksa i njëjti kishte luajtur edhe me të rinjët e Sparta Praga, ndërsa gjithashtu si lojtar profesionist kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Çeshke Budejovice dhe Banik Sokolov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat