Ish-legjenda e Liverpoolit “kryqëzon” Ronaldon

Futboll

Ish-legjenda e Liverpoolit “kryqëzon” Ronaldon

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 23:33
Ilustrim

Pas raportimeve të kësaj të shtune se Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United, kanë shpërthyer edhe reagimet e para.

Më të fortin, që “shigjeton” drejtpërdrejt “yllin” portugez, e bën ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Carragher:

“Ai bëri pikërisht atë që mendoja se do të bënte, të shënonte gola, por duke e përkeqësuar skuadrën.

Kërkesa për t’u larguar e hedh poshtë pretendimin e tij se e refuzoi Manchester City-n për shkak të dashurisë së tij për Manchester United”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat