Lewandowski i ka idetë e qarta

Futboll

Lewandowski i ka idetë e qarta

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:48
Lewandowski

Robert Lewandowski i ka idetë e qarta në lidhje me sezonin e ri. Sulmuesi polak ka edhe një vit kontratë me Bayernin, por ai dëshiron me çdo kusht transferimin te Barcelona. Klubi katalanas ka bërë 3 oferta për shërbime e tij, por bavarezët kanë refuzuar çdo propozim të ardhur nga Spanja.

Bayerni kërkon 60 milionë euro për të lënë të lirë 33-vjeçarin. Oferta e katërt e Barcelonës do të jetë rreth 50 milionë euro + bonuse. Akordi mes palëve është ende larg, ndërkohë që goleadori më i mirë i historisë së Bundesligës u takua me Xavin të mërkurën e kaluar në Ibiza.

AS shkruan se të dy biseduan disa minuta me njëri-tjetrin. “Unë me të vërtetë dua të stërvitem e të punoj me ty”, i është drejtuar Lewandowski trajnerit të Barcelonës. Sulmuesi ka oferta edhe nga Premier League, por kalimi në La Liga është fiksimi i tij i madh.

Ai nuk dëshiron të jetë i pranishëm në grumbullimin që nis ekipi i Nagelsmann më 12 korrik. Topi ka kaluar te Barcelona, që duhet të rrisë ofertën e saj për të siguruar kartonin e yllit polak.

Me drejtuesit e Bayernit nuk bëhet shaka, ata e kanë bërë të qartë se duhen paguar 60 milionë euro për ta lënë të lirë. Edhe Xavi insiston që akordi zyrtar me kampionët e Gjermanisë të arrihet përpara 16 korrikut, datë kur Barcelona nis turin amerikan, që ta ketë qendërsulmuesin pjesë të skuadrës së tij.

Rreth kësaj “telenovele” ka folur shkurtimisht edhe Joan Laporta, presidenti i Barcelona: “Jemi shumë të lumtur që Lewandowski dëshiron të bashkohet me ne, e falënderojmë, por ai është lojtar i Bayernit, kështu që preferoj të mbaj të qetë situatën“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat