Dybala mund të transferohet në Premier League

Futboll

Dybala mund të transferohet në Premier League

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 20:21
Dybala

Manchester United dhe Arsenali raportohet se kanë shprehur interesim për Paulo Dybalan.

Sipas asaj që ka raportuar “FCInterNews”, zyrtarët e të dy klubeve kanë kontaktuar tashmë me agjentin e lojtarit.

Krerët e klubeve nga Premierliga kanë pyetur agjentin lidhur me interesin e mundshëm për t’u transferuar në Angli.

Dybala nga 30 qershori është zyrtarisht lojtar i lirë, pasi u largua nga Juventusi.

Ai është i lidhur me një transferim te Interi, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur.

Për 28-vjeçarin interesim besohet se kanë shprehur edhe Paris Saint-Germain e Tottenham Hotspur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat