Alarmohet Real Madridi

Futboll

Alarmohet Real Madridi

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:46
Alarmohet Real Madridi

Eder Militao, mbrojtësi i Real Madridit, denoncoi fyerjet raciste të marra në rrjetet sociale. Gazeta spanjolle “As” publikoi një foto të tij, së bashku me shokët e skuadrës Vinicius dhe Rodrygo Goes. Imazhi i përshkruante të tre duke festuar pas një goli të shënuar.

Gazeta i ftoi lexuesit të përcaktojnë treshen me një fjali ose një “emoji”. Mes komenteve të shumta pozitive ka pasur edhe nga ata që kanë shkruar fraza raciste, duke i shoqëruar me “emoji” majmuni.

Militao është përgjigjur me një postim të ashpër në profilin e tij në Twitter. Mbrojtësi i Real Madridit saktësoi: “Këto komente ofendojnë jo vetëm ne, por të gjithë të rinjtë me ngjyrë të zezë, sportistët e ardhshëm, që kanë ëndrra si tonat”.

Një mesazh që qendërmbrojtësi i Real Madridit e mbylli me hashtag-un “Stop Racism”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat