Legjendë e klubit spanjoll, do të luajë deri 42 vjeç

Futboll

Legjendë e klubit spanjoll, do të luajë deri 42 vjeç

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 15:40
Legjendë e klubit spanjoll, do të luajë deri 42 vjeç

E kishte bërë të ditur synimin për të rinovuar kontratën në fund të finales së Kupës së Mbretit (Betisi fitoi ndaj Valencias pas goditjeve të penalltive) në muajin prill, por tani ka hedhur edhe të zezën mbi të bardhë.

Veterani Joaquin do të luajë me fanellën e Betisit deri në vitin 2023, kur të jetë thuajse 42 vjeç (mbush 41 vjeç më 21 korrik). Ka luajtur në total, në të gjitha garat, 498 ndeshje me ekipin andaluz (përfshirë edhe ato me Betis B në fillim të karrierës së tij), tani po përgatitet për sezonin e 14 me këtë skuadër, teksa gjatë karrierën e tij ka luajtur edhe për Valencian, Malagan dhe Fiorentinën.

Betis Sevilla ka bërë një postim të veçantë në Twitter për rinovimin e Joaquin:

“I riu Joaquin zgjat kontratën me Betisin deri në vitin 2023: një vit tjetër si LEGJENDË”.

Në faqen zyrtare, megjithatë, klubi shkruan:

“…Kapiteni bardheblu, një legjendë e gjallë, do të qëndrojë në klub deri në vitin 2023. Joaquín ka mbërritur në skuadrat e të rinjve të Real Betisit në moshën 16-vjeçare. Që atëherë, ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm spanjollë të dy dekadave të fundit. Futbolli i tij fantastik, përkushtimi dhe dashuria për Real Betis e kanë çuar atë në një vend të veçantë në historinë e klubit. Në sezonin 2020/2021, Joaquín është bërë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura me bardhëjeshilët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat